Edhe 120 milionë euro tjera duhen për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe të tejkalohen problemet në këtë autostradë, tha ministri i Trasportit dhe Lidhjes, Goran Sugareski. Ai në një konferencë për shtyp prezantoi një analizë sipas së cilës siç tha, puna e papapërgjegjshme ka shkaktuar harxhime të mëdha shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sugareski tha se mjetet e parapara për ndërtimin e autostradës prej 29,823.637 euro për tunelin janë dyfishuar në 88.930,000 euro, për shkak të siç tha, mungesave në projekte të hetimeve dhe aspektit gjeoteknik.
Ai premtoi se çdo projekt i ri që do të realizohet nga qeveria e re do të përfshijë analiza, cilësi, harxhim ekonomik dhe informim në detaje për qytetarët./Telegrafi/