Telegrafi

Sugareski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së i pengojnë qytetarët që t’i legalizojnë objektet e tyre

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot deklaroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend kanë dorëzuar mijëra amendamente për Ligjin e ri për legalizim.

Sipas tij, kjo është bërë qëllimshëm që të bllokohet procesi, që sipas tij, është në interes të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sugareski tha se me amendamentet e tyre është pamundësuar sjellja e ligjit para shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa e akuzoi opozitën se i pengojnë qytetarët që t’i legalizojnë objektet e tyre.

“Mendoj se këtë e bëjnë vetëm për një arsye, luajnë me durimin e qytetarëvë në pamundësi për të ofruar zgjidhje ligjore cilësore. Ligji për legalizim ka për qëllim që t’ju jep fund uzurpimeve të hapësirave, ndërsa qytetarët t’i kenë nën pronësi të veta shtëpitë e tyre”, tha Sugareski./Telegrafi/