Telegrafi

Sufle djathi

Përbërësit:

* 200 gr djathë kaçkavall të fortë, të grirë
* 2 lugë miell
* 3 lugë gjalpë
*1 gotë uji krem
* 3 vezë (të ndara të bardhat nga të verdhat)
* pak kripë e piper

Gatimi:

Në një enë të thellë nxehni gjalpin dhe hidhni pak e nga pak miellin, duke përzier vazhdimisht, derisa të marrë ngjyrë ari.

Shtoni kremin pasi ta keni ngrohur pak. Në vazhdim shtoni te verdhat e vezëve dhe djathin. Përzieni mirë derisa të dalë një masë homogjene.

Rrihni të bardhat e vezëve me mikser derisa të shkumëzohen. Bashkojeni këtë masë me masën e mësipërme. Zbrazeni të gjithë masën në një formë të lyer me gjalpë dhe piqeni në furrë të nxehtë në 100 gradë për gjysmë ore.

Servireni suflenë menjëherë pasi ta keni nxjerrë nga furra. /Telegrafi/