Telegrafi

Suficiti buxhetor rreth 500 milionë euro

E përditshmja "Koha ditore", duke iu referuar burimeve brenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, shkruan se vlera e suficitit të vitit 2008 është rreth 479 milionë euro.

Edhe zyrtarë të MEF kanë konfirmuar se ka mjete të pashfrytëzuara.

Por sipas tyre suficit i pastër llogariten vetëm rreth 250 milionë euro, ndërsa shumës tjetër të mjeteve prej 229 milionë euro i dihet destinimi dhe qeveria do t’i bartë në vitin 2009, pohon gazeta.