Telegrafi

Suedia turpëron Shqipërinë, por mbetet jashtë Botërorit

Suedezët krijuan avantazh të trefishët në pjesën e parë të ndeshjes, me golat e Olof Mellberg (6’ dhe 42’) dhe Marcus Berg (40’), ndërsa fajtor për pësimin e këtyre golave ishte kryesisht mbrojtja shqiptare.

Në pjesën e dytë, Hamdi Salihi ngushtoi epërsinë në 3-1 (56’) dhe ky gol ishte krejt çka treguan kuqezinjtë në këtë përballje, ndërkohë që vendasish shënuan edhe golin e katërt me anë të Anders Svensson (86’).

Edhe pse fitoi, Suedia mbeti jashtë Kampionatit Botëror, pasi që Portugalia fitoi kundër Maltës me rezultat 4-0, për të siguruar vendin e dytë në grup.

Nga Grupi 1 drejtpërdrejtë kualifikohet Danimarka, ndërsa Portugalia do të mundohet të sigurojë një vend për në Afrikën e Jugut me anë të barashit.