Telegrafi

Suedia shkon në pushim me epërsi ndaj Polonisë

(Foto: Twitter/Svensk Fotboll)

Suedia e ka mbyllur me rezultat 1-0 pjesën e parë të ndeshjes së Grupit E kundër Polonisë që zhvillohet në Saint Petersburg Stadium.

Emil Forsberg e gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash, pas një tollovie të krijuar, ku topi kaloi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për epërsinë prej 1-0.

Ky është goli më i shpejtë në ‘Euro 2020’, duke tejkaluar atë të Yussuf Polusen që erdhi pas 99 sekondash në sfidën Danimarkë – Belgjikë.

Në minutat në vazhdim nuk munguan përpjekjet, mirëpo nuk u shënuan gola të tjerë.

Lexo po ashtu Forsberg shënon golin më të shpejtë në EURO 2020, i dyti më i shpejtë në histori

Theksojmë se me fitore eventuale dhe siç qëndron situata e tanishme, Suedia do të kualifikohej nga pozita e parë në Grupin E. /Telegrafi/