Site icon Telegrafi

Suedia përmbys Portugalinë, kthehet nga disavantazhi prej dy golash për të fituar (Video)

Getty Images

Portugalia është mposhtur nga Suedia (2-3) në ndeshjen miqësore para tifozëve në Estadio dos Barreiros, edhe pse krijoi epërsi prej dy golash në pjesën e parë.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte golashënues (18’).

Pas një aksioni të nikoqirëve, Andreas Granqvist gaboi në ndërhyrjen e tij dhe e dërgoi topin në rrjet (34’).

Megjithatë, suedezët nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë e barazuan rezultatin me dy golat e Viktor Claesson (57’ dhe 76’).

Ndërsa autogoli i Joao Cancelo në minutat shtesë (90’+3) ua dha fitoren mysafirëve.

Është ky një rezultat tejet i mirë i Suedisë ndaj kampionit të Evropës, megjithëse kjo ishte një ndeshje miqësore për t’i provuar lojtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version