Telegrafi

Suedia mposht Gjermaninë, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të hendbollit

Suedia e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të hendbollit, duke e mposhtur Gjermaninë me rezultatin 34:31.

Ndeshja u zhvillua të dielën në Koeln, në praninë e 20 mijë shikuesve. Suedia po ashtu është kualifikuar direkt për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Portieri Andreas Palicka shkëlqeu te Suedia me plot 19 pritje.

Suedezët ishin vazhdimisht në epërsi, duke ruajtur deri në fund.

Gjermania ia doli të afrohet në 30:29 në minutën e 54-të, por lojtarët e Suedisë ruajtën qetësinë dhe mbajtën epërsinë deri në fund.

Finalja është mes Francës dhe Danimarkës. /Telegrafi/