Site icon Telegrafi

Suedia mbështet Kosovën në të gjitha proceset euro-integruese  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim njoftues, ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, ndërsa e vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Suedisë në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, dhe tha se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje.

Haradinaj tha se Suedia është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.

“Kosova është e përkushtuar që të çoj përpara raportet bilaterale me shtetin e Suedisë”, tha kryeministri.

Shteti suedez, përmes projekteve të shumta për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, operon edhe me Projektin për përmirësimin e zhvillimit dhe koordinimit të politikave  – SIDA.

Ndërkaq, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny tha se Suedia do të jetë mbështetëse e Kosovës në të gjitha proceset euro integruese. /Telegrafi/

Exit mobile version