Site icon Telegrafi

Suedia dhe Ibrahimovic mbajtën stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, gati për përballjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Suedisë ka mbajtur stërvitjen e fundit pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në ndeshjen hapëse për Kosovën, të vlefshme për Grupin B.

Para kësaj ndeshje, kundërshtarët suedez kanë zbarkuar sot në Prishtinë dhe pasdite kanë mbajtur stërvitjen e fundit.

Ekipi kombëtar suedez i prirë nga ylli Zlatan Ibrahimovic kanë zbarkuar pasdite, nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Interesimi i mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare ishte i madh për të parë nga afër yjet suedeze.

Pas mbylljes së stërvitjes, në konferencë për shtyp doli trajneri Janne Andersson. /Telegrafi/

Exit mobile version