Telegrafi

Suedia ka rrjetin më të shpejtë 4G!

Suedia është vendi i parë i cili e ka lëshuar rrjetin mobil LTE, dhe për këtë ka një mori patentash. Dhe sipas firmës britanike për testimin e rrjeteve, OpenSignal, Suedia është vendi i cili e ka rrjetin më të shpejtë 4G në botë, me mesataren e shpejtësisë së shkarkimit që arrin në 22.1 Mbps. 

Në anën tjetër, SHBA ishte vendi i dytë i cili e ka debutuar me këtë teknologji, në nivel global, mirëpo përsëri nuk radhitet shumë lartë kur vjen puna e shpejtësisë së rrjetit 4G. 

OpenSignal thotë se rrjetet e operatorëve mobil në Hong Kong, Danimarkë, Kanada, Australi, Kore e Jugut dhe Gjermani performojnë më mirë se sa ato të operatorëve mobil në SHBA. 

Shpejtësia e rrjetit 4G radhitet në vendin e tetë me shpejtësinë mesatare të shkarkimit e cila arrin 9.6Mbps. / Telegrafi /