Me rezultat 3-2, Suedia e ka mposhtur Poloninë në ndeshjen e fundit të Grupit E që u zhvillua në Saint Petersburg Stadium.
Emil Forsberg e gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash, pas një tollovie të krijuar, ku topi kaloi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për epërsinë prej 1-0.
Ky është goli më i shpejtë në ‘Euro 2020’, duke tejkaluar atë të Yussuf Polusen që erdhi pas 99 sekondash në sfidën Danimarkë – Belgjikë.
Forsberg e dyfishoi epërsinë me golin e dytë personal të shënuar në fraksionin e dytë të lojës (59’), pas asistimit nga Dejan Kulusevski.
Mirëpo, Robert Lewandowski tregoi klasin e tij duke shënuar dy gola në vazhdim (61’ dhe 84’), i asistuar fillimisht nga Piotr Zielinski dhe më pas nga Przemyslaw Frankowski.
Mirëpo, në minutat shtesë, suedezët e rikthyen epërsinë me golin e Viktor Claesson, i cili u asistua nga Dejan Kulusevski.
Suedia me dy fitore dhe një barazim kualifikohet si liderë e Grupit E, ndërsa Spanja është kualifikuar nga vendi i dytë në këtë grup. /Telegrafi/
https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1407731147648520198
https://twitter.com/DonKimmich6/status/1407750964237508620
https://twitter.com/albiFCB7/status/1407756701323911169
Lewandowski with a HUGE miss for Poland! pic.twitter.com/A1z6t9Llpo
— Row Z (@RowZMedia) June 23, 2021