Një vit më pas, në Suedi sërish lakohet emri i mbrojtësit, në një kronikë të televizionit publik suedez, SVT.
Në video promon për reportazhin e realizuar nga ekipi I emisionit “Updrag gransknings”, të cilën e posedon KTV-ja, Leci shihet duke biseduar me gazetarin suedez, i cili i është prezantuar mbrojtësit kosovar si një biznesmen dhe që kërkon bashkëpunimin e tij për të trukuar ndeshje në Suedi.
Gazetari suedez, Vin Ornlunden, që e ka shkruar raportin edhe në gjuhën shqipe, tregoi për KTV-në se kronika e plotë, të cilën e ka përgatitur bashkë me kolegun Magnus Svenungsson, në STV do të emetohet të mërkurën mbrëma në emisionin “Uppdrag gransknings”, dhe ditëve në vijim, KTV-ja do t’u sjell pjesë të tjera të reportazhit.
Kohavisioni ka kontaktuar me Liridon Lecin, por futbollisti nuk pranoj të prononcohet për këtë çështje.
Leci, që në vitin 2013 ishte pjesë e Landskronës në rangun e dytë të futbollit suedez, është kthyer në Kosovë këtë vit, fillimisht te Prishtina, ndërkaq tani është pjesë e Hajvalisë. /Koha/Telegrafi/