Site icon Telegrafi

Suedia dyfishon epërsinë ndaj Kosovës, Isak shënon supergol nga distanca

Kombëtarja e Suedisë ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas një goli në pjesën e parë, Suedia ka gjetur edhe golin e dytë në mesin e pjesës së dytë.

Është sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0.

Isak shënoi një supergol nga një distancë prej më shumë se 20 metrave, pasi kaloi dy lojtarë të Kosovës.

Ky gol i sulmuesit suedez u shënua në minutën e 62-të. /Telegrafi/

https://twitter.com/lfcjace/status/1446889911697788934

Exit mobile version