Telegrafi

Suedi, Thellohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

LO prezenton sot një raport të ri i cili u publikua në faqen debatuese të gazetës "Dagens Nyheter" ku ndër të tjera thuhet se qeveria e aleancës ashtu si dhe ajo socialdemokrate kanë miratuar vendime politike të cilat rezultuan në thellimin e dallimeve.
Më të pasurit në Suedi gati sa kanë dyfishuar të ardhurat e tyre përmes një rritje prej 88 përqind. Gjatë të njejtës kohë të varfërit kanë marrë vetëm një rritje prej 15 përqind. Zhvillimet më të këqia kanë qenë për personat e papunë dhe të sëmurit.
Si të varfër llogariten njerëzit të ardhurat e të cilëve janë më të vogla se 60 përqindshi i të ardhurave mesatare.
Hulumtimi i bërë përfshinë vitet 1991-2007 dhe gjithnjë e më shumë lë të kuptohet që dallimet kanë vazhduar të ashpërsohen fort prej atëherë si pasojë e politikës së qeverisë së aleancës, pohon LO.