Telegrafi

Suedi 0-0 Kosovë, statistikat e pjesës së parë

Pamje nga ndeshja Suedi - Kosovë 1-0 (Janar, 2020)

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Suedisë janë ndarë baras 0-0 në ndeshjen miqësore që po e zhvillojnë në Doha të Katarit.

Dardanët dhe skandinavët kanë zhvilluar një super pjesë të parë në stadiumin Al Ahli.

Ekipi i Bernard Challandes pati diçka më shumë në 45 minutat e parë duke krijuar më shumë dhe duke pasur posedimin e topit.

Futbollistët e Kosovës menaxhuan në 53 për qind të kohës me topin, për dallim të 47 për qind të suedezëve.

Kosova krijoi më shumë se Suedia (Foto: FFK-Kosova)

Kosova pati shtatë goditje, ku dy ishin në portë, ndërsa Suedia tentoi vetëm një herë.

Kartonë të verdhë nuk pati, ndërsa në rivënie këndore dhe ndërhyrje të palejuar skuadrat ishin të barabarta.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë:

/Telegrafi/