Telegrafi

Suedezi Olofsson Auditor i Përgjithshëm i Kosovës.

Ai do ta fillojë punën e tij si Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës më 1 mars 2009.

“Për funksionimin e mirë të institucioneve të shtetit, është me rëndësi të ketë një Auditor të Përgjithshëm cilësor dhe të pavarur. Për Kosovën, Auditori i Përgjithshëm luan gjithashtu një rol me rëndësi sa i përket ndihmës ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik. Në z. Olofsson ne kemi parë një Auditor të Përgjithshëm të standardeve më të larta profesionale dhe morale. Unë i dëshiroj atij çdo sukses në realizimin e kësaj detyre sfiduese dhe dua t’i siguroj se ka përkrahjen time të plotë.”, Pieter Feith.