Telegrafi

“Sueddeutsche Zeitung“: Zemërim i sinqertë në Maqedoni

Protestat në Maqedoni nuk janë vendim strategjik i Rusisë por rezultat i zemërimit të sinqertë për shkak të politikave të qeverisë, shkruan mes tjerash në edicionin e sotëm të përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Qytetarët që protestojnë në rrugë nuk valojnë flamuj të Bashkimit Evropian e as të Rusisë, por e valojnë flamurin e Maqedonisë, sepse protestojnë kundër pushtetit i cili nuk i trajton si popull sovran por si një masë rastësisht e pranishme për formësim. Protestat nuk janë vendim strategjik për një apo tjetër sistem por janë rezultat i zemërimit të sinqertë“, shkruan mes tjerash “Sueddeutsche Zeitung”, në një shkrim për gjendjen aktuale në Maqedoni./Telegrafi/