Sudani i jugut është sërish në luftë i tha BBC-së zëdhënësi i zv.presidentit të vendit nga ku mbërrijnë raporte se përplasjet e ashpra mes fraksioneve rivale kanë shkaktuar me qindra të vdekur.
Forcat besnike ndaj zv.presidentit Riek Machar thonë se trupat qeveritare kanë sulmuar pozicionet e tyre ne kryeqytetin, Juba.
Por ministri i informacionit Michael Lueth pretendon se “situata është normale dhe tërësisht nën kontroll”.
Misioni i OKB-së atje njoftoi se ndërtesat e tij janë dëmtuar dhe se qindra vetë kanë kërkuar strehim në komplekset e organizatës. Krerët ushtarakë mendojnë se President Salva Kiir nuk po tregohet serioz sa i takon marrëveshjes se paqes.
Të paktën 150 vetë u vranë në luftimet e së premtes përpara se qetësia të rivendosej disi ditën e shtunë.
Por mediat lokale raportuan sot se bilanci i vdekjeve është më i lartë e mund të shkoje deri në 271 të vdekur. /TCH/