Site icon Telegrafi

Sudan: Manekinët dënohen pse u paraqitën me grim gjatë revysë së modës

Reuters raporton se ata janë arrestuar nga policia e Sudanit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, e njohur për dënimet e rrepta ndaj personave që vlerësohet se janë veshur në mënyrë të pahijshme.

“Të shtatë manekinët janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me nga 80 dollarë, ndërsa përveç tyre është dënuar edhe grimerja”, tha avokati i të akuzuarve, Nabil Abib.
“Gjykata konstatoi se të rinjtë kanë qenë të veshur në mënyrë të pahijshme, pasi vlerësohet fyese për një mashkull të bëjë grim, ndërsa është e kundërligjshme edhe grimi i grave”, tha ai.

Për t’i shpëtuar nga dënimi maksimal prej 40 viteve burg për këtë shkelje, Abib për mbrojtjen e tyre përdori argumentin se burrat të cilët paraqiten në televizionin sudanez janë gjithmonë me grim, përfshirë edhe hoxhallarët. Një rast i ngjashëm tërhoqi vëmendjen e mediave vitin e kaluar kur sudanezja Lubna Hussein, zyrtare e OKB-së, shkurt përfundoi në burg, pasi kishte veshur pantallona në publik. /Telegrafi/


Exit mobile version