Pas protestës së djeshme të bujqve të rajonit të Rosomanit, Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra, ka dalë me qëndrim konkret në lidhje me kërkesat e protestuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
AIM bën të ditur se Ministria ka ofruar 6 denarë subvencion plotësues për kilogram pjeshke që do të blehen nga kapacitetet përpunuese ndërmjet 12 dhe 30 qershorit.
Sipas ministrit Ljupço Nikollovski, me këtë masë përfshihen mbi 500 prodhues, respektivisht do të blehen rreth 400 ton pjeshka që vështirë se do të shiteshin me 5 denarë për kilogram./Telegrafi/