Telegrafi

Subvencionohen me tre milionë euro mbjelljet vjeshtore

Sipas një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se subvencionimi ka për qëllim uljen e kostos prodhuese dhe stimulimin e fermerëve për rritjen e sipërfaqes së tokave të punuara. Masa subvencionuese, krahas vitit të kaluar është rritur përreth 50 për qind dhe tanimë kanë përfunduar edhe përgatitjet për realizimin e këtij projekti.

“Kriteret që fermerët duhet t’i përmbushin janë përcaktuar në bashkëpunim me drejtoritë komunale për bujqësi dhe zhvillim rural, me shoqatat e prodhuesve të drithërave, si dhe me Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës”, theksohet nw komunikatw.

Kriteret për të përfituar bujqit fermeri të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, aplikacionet të tërhiqen nga zyret rajonale të MBPZHR-së, të posedohet fleta për sipërfaqen e tokës bujqësore të punueshme, sipërfaqet e pranueshme me mbjellje janë minimum dy hektarë, si dhe ngastrat e marrura me qira të tokës bujqësore për mbjellje të jenë minimum 1 hektar i pandarë dhe të dokumentohen përmes kontratës së lidhur ndërmjet palëve. /Telegrafi/