Telegrafi

Subvencionimi i vakteve ushqimore dhe kushtet në konvikte, studentët sot protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë

Një grup studentësh sot në orën 16:00 do të protestojë para Kuvendit për kushte më të mira studentore. Kjo protestë vjen pasi u paralajmërua dhe pastaj u tërhoq një ligj për heqjen e vaktit studentor.

Organizatorët e protestës, nga shoqata “Rezistenca Studentore” thonë se kanë 4 kushte për të ndalur protestën: të rritet shuma financiare e vaktit ditor nga 120 në 150 denarë, të barazohen të gjitha bursat, studentët të mos të jetë pjesë e masave shtrënguese të qeverisë dhe të përmirësohen kushtet në konviktet e studentëve.

Ndryshe, në lidhje me ligjin e paralajmëruar për vakt të subvencionuar për studentët, dje deputetja e PLD-së Monika Zajkova tha se nuk është e saktë se do të hiqet vakti për studentët por se kërkohet zgjidhje më e mirë sistematike.