Telegrafi

Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje, Kurti fton qytetarët për aplikim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanë mbetur edhe katër ditë nga thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, e cila është e hapur për aplikim deri më 2 dhjetor.

Sipas tij, subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’i ndihmojë qytetarëve ta tejkalojnë sa më lehtë dimrin, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin.

“Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane. Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.

Thirrja e plotë: https://bit.ly/3AqR1Aa