Telegrafi

Subvencionet Europiane për Airbus kanë dëmtuar Boing

"Ne jemi akoma duke konsultuar raportin paraprak, i cili është afro 1,000 faqe i gjatë. Për arsye se ky raport paraprak është konfidencial, ne nuk mund të diskutojmë përmbajtjen e tij",- tha Debbie Mesloh, zëdhënëse e zyrës së Përfaqësuesve të Tregtisë së SHBA.

"Shtetet e Bashkuara, gjithmonë, kanë ngritur problemin se qeveritë europiane kanë ushqyer me subvencione të padrejta prodhimin e Airbus, të cilat kanë dëmtuar interesat e SHBA",- shtoi Mesloh, duke iu referuar rivalëve amerikanë të Airbus, Boeing.

"Në këtë debat, Shtetet e Bashkuara duhet t’u bëjnë ballë dhjetëra masave që sjellin miliarda dollarë subvencione për Airbus, duke përfshirë edhe ndihmën financiare për lëshimin e çdo modeli të Airbus",- shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara e kanë ngritur këtë çështje në vitin 2004 dhe prej atëherë, qeveritë evropiane të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë kanë vazhduar të furnizojnë me “hua ndihme fillestare” shumë të kontestuar, prodhimin e Airbus.

Projekti i fundit i ndërtuesve europianë të avionëve të transportit, është A350. Zyrtarët e Boing kanë thënë se shpresojnë së vendimi konfidencial i të premtes do të ndalojë shumën prej 4 miliardë dollarësh që parashikohet të subvencionohet si hua e ndihmës fillestare, për këtë avion.

"Ky debat ka rezultuar një nga më të komplikuarit dhe më të gjatët nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Tregtisë",- tha Mesloh.