Autoritet e Bashkisë së Shkupit bëjnë thirrje publike për të subvencionuar qytetarët për blerjen e trotinetëve elektronik.
Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë vetëm qytetarët e Bashkisë së Shkupit që do të blejnë trotinet elektronik nga dita e publikimit të thirrjes publike (29 tetor 2018), deri me 10 dhjetor të po këtij viti. Me këtë thirrje publike, Bashkia e Shkupit parashikon të kompensoj një pjesë të mjeteve për furnizim në vlerë prej 50% nga vlera e trotinetit elektronik, por jo më shumë prej 10.000 denarëve për person. Thirrja publike do të realizohet sipas principit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për kompensimin e një pjesë të harxhimeve dhe vërtetimin se kushtet për pjesëmarrje të thirrjes publike janë plotësuar, qytetarët duhet të sjellin disa dokumente. Ato janë kërkesa për kompensim, që mund të merret nga arkiva e Bashkisë së Shkupit, por mund të merret edhe këtu.
E nevojshme është që dorëzohet edhe vërtetim për banimin në Bashkinë e Shkupit, me sjelljen e një kopje të letërnjoftimit, kopje nga llogaria transaksionare të aplikuesit dhe vërtetim për blerjen e trotinetit elektronik, llogari fiskale origjinale apo faturë nga banka, me datë nga dita e publikimit deri në ditën e mbarimit të thirrjes publike.
Vetëm një person mund të kërkojë kompensim për blerjen e trotinetit elektroni ndërsa për thirrjen e plotë mund të shihni këtu./Telegrafi/