Telegrafi

Substancat ushqimore shkaktarë të kancerit të stomakut

Rreziku i zhvillimit të kancerit të stomakut ndryshon ngadalë në popullsitë që lëvizin nga komuniteti me rrezikshmëri të lartë në një tjetër më të ulët, çka tregon implikimin e faktorëve ambientalë në ndryshimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sëmundjeje.

Substancat ushqimore të pasura me nitrate apo amina dytësore janë burim i shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene të stomakut. Kështu, konsumimi i mishit dhe perimeve të konservuara ka qenë i lidhur me një rrezikshmëri të lartë të zhvillimit të këtij lloj kanceri. Përhapja e lartë e sëmundjes ka gjetur një frenim masiv në rastet e shpikjes së frigoriferit, i cili ndihmon në pakësimin e konsumit të ushqimeve të konservuara, që ishin shkak për shtimin e rasteve problematike që agravonin deri në kancer.

Gjithashtu konsumi në masë të madhe i karbohidrateve dhe i kripës është parë si një tjetër faktor risku që e nxit rrezikun për formimin e kancerit të stomakut.
Një dietë e pasur me kripëra dhe karbohidrate te njerëzit shton mundësinë e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, ndaj është e këshillueshme që dieta të përcaktohet me rigorizitet dhe të jetë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, nëse duam të shmangim rrezikun e formimit të kancerit. /Telegrafi/