Edhe më herët është thënë se substancat përbërëse në ambalazhin sintetik të plastikës kanë ndikim negativ në shëndet, me ç’rast shkaktojnë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë sterilitetin dhe infarktin e zemrës.
Ndërkaq, studimi i ri tregon se këto substanca shkaktojnë edhe kokëdhimbje.
Autorët i kanë analizuar edhe studimet e mëparshme dhe i kanë kombinuar me rezultatet e tyre.
Kështu, ata kanë ardhur në përfundim se substancat e pranishme në plastikë ndikojnë në nivelin e hormoneve duke shkaktuar, mes tjerash, edhe kokëdhimbje të forta. /Mjeku.Net/Telegrafi/