Site icon Telegrafi

Substancat më të forta të ripërtëritjes

Në mënyrë që lëkura të jetë e gatshme për këta tretmanë nevojiten kremrat. Si t’i zgjedhim ato dhe çfarë duhet të përmbajnë, shpjegojnë dermatologët e njohur.

Hialuroni – mbret i hidratimit
Femrat të cilat jetojnë në klimë tropikale nuk kanë rrudha, sepse niveli i lagështisë atje është aq i lartë sa lëkura e tyre kurrë nuk pëson hidratim. Hialurori furnizon qelizat e lëkurës dhe sasi të mjaftueshme të ujit. Në këtë mënyrë ngadalësohet shfaqja e rrudhave. Poashtu, është vërtetuar si mjaft efikas në kremra dhe serum.

Retinoli -vrasës i rrudhave
Retinoli (vitamina A) në mënyrë gjen etike modifikon lëkurën dhe është vërtetuar se nxit krijimin e kolagjenit. Është i vetmi përbërës i kremrave që 100% largon rrudhat.

Peptide, jo kolagjen
Peptidet janë zëvendësim modern, i cili shkaku i sasisë së molekulave nuk ka mundur të depërtojë në lëkurë. Stimulon krijimin e kolagjenit dhe forcon lëkurën.

Koenzima Q10, antioksidues numër një
Organizmi deri në moshën 25- vjeçare ia del të krijojë koenzimëm Q10. Falë tij, lëkura e re është më e trashë dhe më e fortë. Sa më shumë që e humbim, lëkura është më e hollë, më e lëshuar dhe më lehtë dhe e dëmton dielli, lodhja dhe të gjithë faktorët e tjerë të jashtëm. Kremrat që e përmbajnë, forcojnë barrierën e lëkurës.

Acidet e pemëve, super-piling
Acidet e pemëve heqin shtresën e lëkurës dhe stimulojnë krijimin e lëkurës së re. Kremrat për kujdes ditor më së shumti përmbajnë 12% të acideve të pemëve e që janë dedikuar vetëm për lëkurë të yndyrshme. Personat me lëkurë të thatë dhe me lëkurë normale nuk duhet t’i përdorin pa ndërprerë, por vetëm kohë pas kohe.

/Telegrafi/

Exit mobile version