Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së ka deklaruar se ky institucion është i gatshëm që ta rishqyrtojë përsëri Listën Zgjedhore, nëse është e nevojshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Duhej që të kishim takime me partitë politike, por u anulua për shkak të bisedimeve të grupeve punuese. Ne jemi të përgatitur që t`i dëgjojmë propozimet e tyre, por nuk mund të punojmë me supozime, por saktë duhet ta dimë se për cilën votues ka dyshime. Në çdo rast, KSHZ është e përgatitur që të bëjë edhe një kontroll të Listës Zgjedhore”, theksoi Jakupi./Telegrafi/