Portieri kroat, Danijel Subasic, thekson se nuk kanë njohuri për lojtarët e Kosovës.
Ai ka dalë në konferencën për shtyp të martën, duke thënë se do të bëjnë çdo gjë për të fituar ndeshjen.
“Kosova është e gjitha e panjohur, por i kemi analizuar ata përmes videove, dhe kemi marrë atë që na nevojitet”.
“Gjëja më e rëndësishme është të fokusohemi, dhe të japim 100 për qind që nga fillimi dhe të marrim tri pikë”, tha Subasic në konferencën për shtyp.
Kroacia nesër do të zbarkojë në Tiranë, ndërsa ndeshja zhvillohet të enjten. /Telegrafi/