Jonathan Proulx realizoi ëndrrën e tij dhe instaloi një motor Toyota V12 në Subaru WRX.
Proulx mori motorin nga modeli Century i Toyota-s, i cili ishte prodhuar nga kompania japoneze për sedanin e saj.
Është një motor 5.0-litërsh 1GZ-FE V12, dhe tani ai u përdor për Subaru WRX.
Ky motor në konfigurimin e tij më të fuqishëm zhvillon deri në 295 kuaj fuqi dhe 460 Nm çift rrotullues, por Proulx ka instaluar dy turbocharger G30-770, shufra lidhëse dhe pistona.
Fuqia e madhe transmetohet te rrotat nëpërmjet një transmetimi automatik me shtatë shpejtësi me dy tufë të huazuar nga BMW Seria 3. /Telegrafi/