Prodhuesi japonez Subaru, që këtë vit feston 50-vjetorin e themelimit, do të lansojë një model sportiv për të shënuar këtë datë.
Në pamjet e publikuara shihet modeli BRZ STI, me forma të veçanta dhe një krah në pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.
Nuk janë bërë të ditura detajet e veturës, pos që është thënë se do të lansohet me 6 gusht të këtij viti.
Vetura që pritet të ketë çmim mjaft të lartë, do të jetë konkurrente me Mercedes-AMG që po ashtu shënon 50 vjetorin. /Telegrafi/