Telegrafi

Subaru Legacy dhe Outback 2019 me teknologji të re, që ua rritë sigurinë në masë të madhe (Foto)

Ka ngritje të çmimit, por teknologji të dyfishtë për rritjen e sigurisë

Në përgatitje të prezantimit që do të ndodhë gjatë verës, Subaru ka bërë të ditura çmimet që do t’i kenë Legacy dhe Outback, transmeton Telegrafi.

Që të dy modelet vijnë me një ngritje të lehtë çmimi, por kjo shkaku i rritjes së standardit të sigurisë.

Për Subaru Legacy, çmimi fillon nga 22,545 dollarë, që është për 350 dollarë më i shtrenjtë se modeli i tanishëm. Për dallim prej këtij modeli, i riu që arrin më 2019 do ta ketë si standard, sistemin EyeSight që e asiston shoferin.

Në të përfshihet asistimi gjatë kohës së vozitjes, frenimi para ndodhjes së përplasjes, menaxhimi i valvuleve, paralajmërimet për zhvillimet në krosi dhe dhe kontrolli gjatë kolonave.

Modeli bazë përfshinë platformën e informimit Starlink me ekran prej 6.5-inch, si dhe pajisjen për CD. Nën kapak e ka motorin me 2.5-litra që prodhon 175 kuajfuqi.

Modeli Outback fillon nga 26,345 dollarë, ndërsa vijë me sistemin EyeSight dhe platformën e njëjtë për informim, mirëpo në përgjithësi është më luksoz, pasi përfshinë disa përfundime argjendi, grill nga kromi dhe metale rrotash prej 18-inch.

Që të dy modelet i kanë ulëset e lëkurës nga Java Brown, teksa sistemin e audios me 12 altoparlantë të Herman Kardon. /Telegrafi/