Shtegun në Nurburgring të Gjermanisë, vetura sportive Porsche 918 Spyder e ka kaluar për 6:59.8 dhe mbante rekordin për shpejtësinë më të lartë.
Por, këtë titull tani do ta mbajë Subaru, pasi të njëjtën rrugë e kaloi për kohë të njëjtë, vetëm se me gjysmë sekonde më shpejtë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni modelin Subaru WRX STI, teksa nxitonte nëpër shtegun e lakuar, teksa kalonte kthesat me lehtësi.
Këtë ia ka mundësuar struktura që ofron precizitet në lëvizje, si dhe motori me 600 kuajfuqi. /Telegrafi/