Edicion i limituar, dedikuar vetëm tregut japonez
Gjatë viti të kaluar, Subaru e ka lansuar një edicion të limituar WRX STI të emëruar Type RA-R, transmeton Telegrafi. Ishte e limituar në vetëm 500 njësi, që kushtonin nga 50 mijë dollarë – por, shumë pak blerës patën mundësinë ta blejnë me ofertën e prodhuesit, sepse u ble nga sallonet që më pas ia ngritën çmimin. Tani Subaru po e feston 30 vjetorin e ndërmarrjes së krijuar më 1988, ndërsa do ta shënojë me prodhimin e një WRX STI.
I njëjti do të vijë në edicion të limituar në 500 njësi dhe është i dedikuar vetëm për tregun japonez, ndërsa është emëruar Type RA-R.
Zyrtarë nga Subaru kanë thënë se janë të fokusuar, që Type RA-R do të jetë “i lehtë, i shpejtë dhe i kënaqshëm”, për dallim prej aktualit që është për “shpejtim, kthesa dhe ndalim”. Me këto ndryshime, Type RA-R do të jetë për 30 kilogramë më i lehtë, për dallim prej modeleve STI 208 dhe 207 që shiten vetëm në Japoni.
Që të përshtatet me humbjen e peshës, motori 2.0-litra është adoptuar që të funksionojë me shpejtësi më të madhe, duke u bërë STI më i fuqishëm, pasi prodhon 324 kuajfuqi. Kjo nënkupton se Type RA-R prodhon 14 kuajfuqi më shumë, për dallim prej modelit Type RA që e ka motorin 2.5-litra. Ky model do të lansohet më 17 dhjetor, por është e pamundur të blihet një jashtë Japonisë. /Telegrafi/