Telegrafi

Suazo në planet e Romës

Sulmuesi nga Hondurasi nuk po gjen vend në formacioni bazë të Jose Mourinhos, ashtu që largimi i tij nga zikaltrit është më se i mundur nëse ekziston një ofertë e mirë.

Roma ka nevojë për një sulmues produktiv, duke qenë se Francesco Totti po ka probleme me lëndim, ndërsa Mirko Vucinic, Julio Baptista dhe Jeremy Menez, nuk kanë dhënë performanca të mira. /Telegrafi/