Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarez do të mungojë katër muaj shkaku i lëndimit të pësuar.
Sulmuesi uruguaian me këtë lëndim të pësuar në gju, me shumë gjasë do të humbë pjesën e mbetur të sezonit.
Suarez kishte pësuar lëndim në sezonin e kaluar dhe tani e njëjta gjë i është përsëritur edhe tani.
Barcelona ka bërë të ditur se sulmuesi nuk do të luajë për ta deri në katër muaj.
Duke parë situatën, uruguaiani ka pak gjasa që t’i luaj dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni që përfundon në maj.
Natyrisht se tani Blaugranasit duhet të aktivizohen që të gjejnë një sulmues në këtë afat kalimtar, në mënyrë që ta mbulojnë mungesën e Suarezit. /Telegrafi/
[LATEST NEWS❗]
Medical communique@LuisSuarez9 will be out for four months
📋 All the details, herehttps://t.co/LC8q3ZLF6S pic.twitter.com/HXwOEbZM51— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 12, 2020