Telegrafi

Suarez vë në dyshime të ardhmen e tij te Barcelona: Koha ime mund të përfundoj së shpejti

Luis Suarez ka thënë se nuk do të ishte e çuditshme nëse ndonjë sulmues i ri vije te Barcelona.

Sulmuesi uruguaian pak ditë më parë u bë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Blaugranasëve, derisa ka fituar katër tituj të La Liga-së dhe një Ligë të Kampionëve gjatë kësaj kohe në Camp Nou.

32-vjeçari ka thënë se te Barcelona duhet të japësh maksimumin që ta ruash vendin, por nuk është për t’u befasuar nëse vije një zëvendësues për të.

Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Pritjet te Barcelona janë të mëdha. Çdo tri ditë ju keni një test dhe nuk ka pushim. Nuk ju falet nëse e luani vetëm një ndeshje keq”, ka thënë Suarez.

Lexo po ashtu Barcelona mendon Haalandin si pasues të Suarezit

“Nuk është e lehtë të luash në një klub te Barcelona, të adaptoheni dhe ta fitoni vendin tuaj. Unë duhet ta respektojë pasi kam kaluar pesë vite këtu, kam kaluar shumë presion dhe gjithmonë jam munduar të përgjigjem në mënyrën time”, ka shtuar më tej sulmuesi.

Suarez deri më tani në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola, por e ka pranuar se koha e tij mund të përfundojë shpejtë. /Telegrafi/