Telegrafi

Suarez: Do vazhdojmë të luftojmë deri në fund

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur pas humbjes 2-1 ndaj Deportivo de La Corunas në La Liga.

Uruguaiani për dallim nga trajneri i tij ka thënë fitorja ndaj Paris Saint Germainit nuk ka ndikuar aspak që ata të humbin ndaj Derportivos.

“Kemi humbur minuta në pjesën e parë, nuk ishim të fokusuar. Futbolli është i tillë, kur e lejon kundërshtarin të krijojë, ata nuk të falin”.

“Deportivo luajti mirë, shënoi, por ne duhet të përmirësohemi. Ditë më parë fituam, sot humbën, por ne do vazhdojmë të luftojmë”.

Lexo po ashtu Harrojeni MSN-në: Ky është lojtari vendimtar i Barçës, kur ai starton kataluniasit gjithmonë fitojnë

“Kjo humbje nuk është e lidhur me ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ata arritën të në futin në presion, por kështu është kjo, një ditë fiton e një ditë humbet”.

“Deportivo po lufton për mbijetesë dhe e dinim se do ta kishim të vështirë”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/