Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se ai do të kthehet në formë spektakolare pas pushimit të kombëtareve.
Suarez ka pasur probleme për shkak të një lëndimi në gju, dhe paraqitjet e tij kanë lënë për të dëshiruar me vetëm tri gola në 14 paraqitje, çka ka bërë që ai të kritikohet.
Por, sulmuesi thotë se pushimi dyjavor do t’i japë atij mundësinë që të kthehet në top formë.
“Do të kem një pushim dhe do të riaftësoshem mirë gjatë këtyre dy javëve, do të kthehem në mënyrë spektakolare”.
“Pas lëndimit që pata, jam nxituar shumë me gjurin dhe kam pasur dhimbje. Kam pasur shumë presion në nivel fizik”.
“Miqësoret nuk janë prioritet andaj më vjen mirë që klubi dhe kombëtarja janë marrë vesh që unë të pushoj”, theksoi ai.
Suarez shtoi se ai më nuk ndjen dhimbje dhe se thjesht i duhet pak pushim për t’u kthyer në formën e tij ideale. /Telegrafi/