Site icon Telegrafi

Suarez: Superkupa nuk është fituar ende

Luis Suarez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Barcelona se ata kanë shumë punë për të bërë, në mënyrë që të mbyllin fitoren e Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Barcelona triumfoi 2:0 në stadiumin e Sevillas, Ramon Sanchez Pizijuan të dieleën, por humbi Jeremy Mathieun dhe kapitenin Andres Iniesta, pasi pësuan disa lëndime që ende nuk i dihet diagnoza.

Ishte Suarez që zhbllokoi rezultatin me një gol në minutën e 54-të, para se zëvendësuesi Munir El Haddadi, të vulos rezultatin përpara ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën.

Lexo po ashtu Barca kalon në epërsi, shënon Suarez (Video)

“Superkupa nuk është e fituar. Ne duhet të japim gjithçka”, ka thënë Suarez për gazetarët, transmeton Telegrafi.

“Duket se jemi të dënuar për të luajtur 95 minuta në nivelin më të lartë, por ne e dimë se si është me këtë klub. Në gjysmën e dytë kemi bërë një ndeshje të madhe kundër një rivali të ri, i cili paraqiti shumë vështirësi për Barcelonën”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/

Exit mobile version