Përfaqësuesja e Uruguait do të luajë të mërkurën nga ora 00:30 ndaj Kilit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Tashmë përfaqësuesja e drejtuar nga Oscar Tabarez ka bërë edhe stërvitjen finale dhe në portë ishte Luis Suarez.
Kjo nuk është diçka e re, pasi të gjithë e dimë se yllit të Barcelonës i pëlqen të mbrojë në stërvitje.
Por, ajo që ka befasuar të gjithë dhe është bërë lajm në media është goli i Suarez nga porta në portë, të cilin mund të shikoni më poshtë nga fundi i videos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rX5EC_EGsvA