Telegrafi

Suarez i shënon Levantes gol të bukur (Video)

Barcelona ka thelluar epërsinë ndaj Levantes në La Liga.

Goli erdhi nga Luis Suarez në minutën e 38-të dhe uruguaiani shënoi gol të bukur pas asistimit nga Sergi Roberto.

Goli tjetër në takim u shënua nga Lionel Messi dhe kështu pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0.

Vlen të theksohet se paraqitje të mirë po bën edhe i rikthyeri nga lëndimi, Ousmane Dembele. /Telegrafi/