Luis Suarez e ka cilësuar Sergio Busquetsin si shumë të rëndësishëm për skuadrën, teksa ka thënë që lëndimi i tij është humbje e madhe për skuadrën.
Sergio Buquets u lëndua gjatë takimit të mbrëmshëm(diel) që Barcelona e fitoi 4-0 ndaj Eibarit, duke dal nga fusha në minutën e dhjetë.
Lëndimi i tij u duk shumë serioz në shikim të parë, por si duket nuk do t’i mungoj më shumë se një muaj gjigantit katalunas, përcjell Telegrafi.
“Sergio është shumë bashkëlojtar i rëndësishëm pasi na ndihmon shumë në kontrollimin e topit”, ka thënë fillimisht Suarez.
“Ai është një humbje shumë e madhe, ashtu sikurse Intesta”, përfundoi sulmuesi uruguaian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WcvHrA3IogQ