Luis Suarez është njëri nga lojtarët më të mirë që ka transferuar Barcelona në vitet e fundit.
E falë paraqitjeve të mira me katalunasit, Suarez mund të fitojë edhe një kontratë të re.
Sipas të përditshmes katalunase ‘Sport.es’, që është gazetë e afërt me klubin e Barcelonës, rinovimi i kontratës se Suarez është bërë më emergjente.
Për këtë arsye, në përfundim të sezonit, presidenti Josep Maria Bartomeu, do të nisë menjëherë bisedimet me sulmuesin për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës.
Statistikat e Suarezit dhe gjuha e përbashkët në fushë me Lionel Messin, janë argument të mjaftueshëm për t’i besuar për një kohë shumë më të gjatë uruguaianit. /Telegrafi/