Site icon Telegrafi

Suarez i përgjigjet kritikave me kritikë: Edhe mua duhej të më jepej një penallti

Pas fitores 2-1 ndaj Alaves, Luis Suarez, është shprehur i lumtur me rezultatin, por jo me paraqitjen e skuadrës dhe referimin nga gjyqtari Iglesias Villanueva.

Ndeshja vazhdon të komentohet nga tifozët se Barça u ndihmua nga gjyqtari, por uruguaiani thotë se edhe atij i është mohuar një penallti në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Guidetti për prekjen me dorë nga Umtiti: Ishte penallti e pastër, në La Liga duhet VAR-i

“Jemi duke i arritur objektivat tonë si skuadër dhe në aspektin individual jam shumë i lumtur”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Në pjesë e dytë e dinim se çfarë duhet bërë dhe morëm në fund tri pikë. Ishte një debutim i vështirë për Philippe Coutinhon në Camp Nou në ligë. Por, Philippe bëri mirë dhe skuadra është e lumtur me kontributin e tij”.

“Referimi? Topi preku dorën e Umtitit dhe ato janë situata të vështira në të cilat gjyqtarët vendosin”.

Lexo po ashtu Barça 2-1 Alaves: Ekspertët spanjollë të referimit komentojnë prekjen me dorë të Umtitit, Piques dhe thonë se gjuajta e lirë Messit nuk duhej dhënë

“Por, në pjesën e parë mua duhej të më jepte një penallti gjithashtu”, ka shtuar Suarez.

31-vjeçari është lojtari i parë që shënon në tetë ndeshje radhazi në top pesë ligat evropiane këtë sezon (11 gola). /Telegrafi/

Exit mobile version