Telegrafi

Suarez përgëzon Liverpoolin për suksesin

Ish-sulmuesi legjendar i Liverpoolit, Luis Suarez, ka përgëzuar ish-bashklojtarët e tij për suksesin e arritjes në finale të Europa League.

Liverpooli ka arritur të sigurojë finalen që luhet në Basel falë një paraqitje të mrekullueshme në shtëpi ndaj Villarrealit.

“Urime të gjithë tifozëve të Liverpoolit për finalen dhe vet klubit. Urime shokë”, ka shkruar Suarez.

Në këtë postim të bërë në rrjetet sociale, Suarez ka bërë “tag” shokët e tij Martin Skrtel dhe Philippe Coutinho. /Telegrafi/