Site icon Telegrafi

Suarez pas fitimit të titullit: Barcelona më largoi, unë dhe familja ime e vuajtëm shumë – Messi do të jetë i lumtur për mua

Luis Suarez është shfaqur tejet emocional pas triumfit në La Liga, ku shënoi edhe golin e fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Real Valladolid.

Uguguaiani shënoi 21 gola në këtë sezon për ta ndihmuar skuadrën që të fitojë titullin.

Pas ndeshjes, ai u shpreh tejet i kënaqur, ku falënderoi familjen, miqtë dhe u përkujdes të kujtonte se Barcelona e largoi.

 

“Puna ime është ta ndihmoj skuadrën, duke shënuar gola apo në çfarëdo mënyrë të mundshme”.

“Atletico Madridi pati një vit fantastik pavarësisht vështirësive të cilat patëm në një fazë të La Ligas. Ne jemi kampionë!”.

“Pjesa e parë nuk ishte normale nga ne, por ne ishim të përgatitur të vuanim si skuadër”.

“I jam mirënjohës këtij klubit të madh. Barcelona më largoi dhe unë e familja ime vuajtëm shumë. Ky titull është special, pasi Atletico më hapi dyert për të dëshmuar vetën sërish. Messi do të jetë i lumtur për mua”, ka thënë Luis Suarez.

Ky është titulli i parë i Atletico Madrid që shtatë vitesh në La Liga, herën e fundit ata u shpallën kampionë në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version