Site icon Telegrafi

Suarez paralajmëron rikthimin: Kur Barcelona të kthehet në veprim, unë do të jem gati të luaj

Luis Suarez (Foto: Marca.com)

Luis Suarez është i bindur se do të jetë i aftë të luajë kur Barcelona të kthehet në veprim pas pezullimit të futbollit shkaku i coronavirusit.

Sulmuesi ka qenë jashtë fushave që nga janari pas një operimi në gju, por pritet të rikuperohet nëse La Liga rifillon në maj, ashtu siç po planifikon presidenti Javier Tebas.

“Kthimi im është brenda mundësive që ne kemi menaxhuar dhe tani ka pasur një ndryshim, por ideja për t’u kthyer herët ishte e qartë”, ka thënë fillimisht Suarez.

Lexo po ashtu Suarez mund të rikthehet në afat rekord nga lëndimi   

“Doktori im po më thoshte që kam bërë shumë mirë dhe kjo më dha shpresë që të kthehem të luaj sa më shpejt”.

“Thënë ndryshe, tani kur ekipi kthehet në veprim, unë do të jem në gjendje të luaj”.

“Parashikohej të kthehesha në fillim të majit, por, pas takimeve që kam pasur me mjekët dhe për shkak të gjendjes së vazhdueshme që kam pasur, rikthimi do vjen më shpejt”.

Lexo po ashtu Barcelona përfiton nga shtyrja e kampionatit, Luis Suarez arma e fshehtë e tyre

“Unë përballova shumë mirë punën që më kërkuan të bëja dhe kjo më dha forcë të kthehesha më shpejt sesa parashikohej”.

“Ne duhet të bëjmë masa paraprake dhe të jemi realistë që njerëzit nuk presin të shikojnë një ndeshje futbolli, ata janë duke pritur të jenë në gjendje të largohen nga shtëpia e tyre, të shijojnë veten pa frikë, të shkojnë në park me fëmijët e tyre dhe të shijojnë përsëri jetën”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version